‘500 mijë USD nga OSHEE-ja për imazhin e Veliajt dhe Ramës! Ka SPAK apo...?!' Shifrat e publikuara nga Malltezi

‘500 mijë USD nga OSHEE-ja për imazhin e Veliajt dhe Ramës! Ka SPAK apo...?!'

13:22, 17/01/2020

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar pagesat e bëra nga OSHEE, kompania e energjisë elektrike, çuditërish për biznesmenë dhe artistë, miq të kryeministrit. Në listën e pagesave figuron piktori Anri Sala, mik i ngushtë i Edi Ramës, i cili është paguar me 51 milionë lekë dhe kulmin e absurdit e shënon, përfituesja e 52 milionë lekëve, kompania ‘Dixhi Print.al’ për një shërbim shumë ‘energjitik’: Imazhin e Ramës dhe Veliajt!!! 

‘Hani derra - pini derra! Se për çfarë duhet që OSHEE të paguajë nga 500,000 dollarë këta që i bëjnë furça dhe fërkojnë Edin, nuk arrij dot ta kuptoj! – shkruan Malltezi në Fb.  - Ndofta është shumë e thellë dhe nuk e kuptojnë të gjithë.  A ka ndonje SPAK apo po takohen me Tualetin dhe Ulusiun?! - ka shigjetuar ai, organet e reja të Drejtësisë, për neglizhencën që po tregon ndaj fakteve të denoncuara sot publikisht edhe nga PD-ja. 

Paradite, PD deklaroi se “në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz17/01/2020 17:41

Kesaj i thone SPAKu SPAKu, te ka ra varaku! Hani derra, pini derra, te pabrek ju zuri dreka, milionere ju zuri darka! OSHEja e qelbesirave qe futen njerzit burgjeve per 2000 lek energji te papaguar, nga skamja sigurisht e jo se sdeshen.

Shto koment

Denonco