Vangjeli: Kam shkruar 14 fjalime deputetësh për seancë/ Shehi: Mos u anko

Vangjeli: Kam shkruar 14 fjalime deputetësh për seancë/ Shehi: Mos u anko

10:05, 17/01/2020
A+ Aa A-

Gazetari Lorenc Vangjeli ka treguar dje se si ai shkruante fjalimet e deputetëve. Sipas tij, numrin më të madh të fjalimeve që ka shkruar për deputetë të parlamentit, ka qenë 14 fjalime në një seancë. Në studion e “Opinion” ai u shpreh se u ka shkruar fjalime për disa prej deputetëve, por jo të këtij parlamenti.

Blendi Fevziu: Lorenc, më thuaj një gjë të sinqertë, por të vërtetën, do ma premtosh se jemi 7 burra këtu… sa fjalime deputetësh ke shkruar në jetën tënde, që nuk i shkruanin dot vetë?

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur me 14 fjalime në një seancë, por ishin edhe PD edhe PS.

Blendi Fevziu: Pra, i fusje dhe në replikë me njëri-tjetrin?

Dashamir Shehi: A e kanë paguar pa?

Armand Shkullaku: Të sqarojë vetëm një gjë… se po i ka bërë për këtë parlament tani, del keq Lorenci…

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë, jo.

Dashamir Shehi: Nëse të paguajnë, mos u anko, nëse e ke bo për shoqni është tjetër punë.

Blendi Fevziu: Por mirë mo që i bëje, por i vije dhe t’i lexonin?! Se është dhe puna e diksionit….

Lorenc Vangjeli: Atëherë, më pëlqen pyetja jote, nuk do të jepja përgjigje në asnjë rrethanë nëse ti nuk je protagonist në një të tillë. Përpara një seance, kur diskutohej për hapjen e kutive të votimit, në mars të 2010, ke qenë para parlamentit që bëhen të enjteve, ke qenë për darkë me Doktorin dhe zotin Frangaj, dhe Doktori, mjeshtër siç është gjithmonë, të pyet në humor e sipër, njohës i mirë i verërave, të pyeti: O Fevzi, çfarë të them ndonjë gjë tjetër… dhe një nga shakatë që bëre ti është dhe kjo puna e fjalimeve.

Blendi Fevziu: Këtë s’e mbaj mend.

Lorenc Vangjeli: Dhe ti ji i sinqertë.

Blendi Fevziu: Që ti i bën fjalimet e gjysmës së parlamentit…

Lorenc Vangjeli: Tani jo më.

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për fjalim?

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin ta bëja, e para ishte miqësia dhe dëshira për t’u tallur… Po në atë parlament Doktori thotë ‘ai që u bën fjalime ditën dhe ju tall klubeve natën’, dhe shakaja që kam bërë, dhe refuzova dhe fillova t’i shmang deputetët, ishte se thashë e mori vesh Doktori dhe thotë që një faqe kushton 100 euro, më vjen Ritvani me bllokun e tatimeve… 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco