Ajri i ndotur në jug të Evropës, ndizen protesta në disa shtete

Ajri i ndotur në jug të Evropës, ndizen protesta në disa shtete

07:13, 17/01/2020
A+ Aa A-

Qytetet e Evropës Jugore janë duke u përballur me nivele të larta të ajrit të ndotur, si pasojë e verës së thatë dhe erërave të lehta.

Ndalime të përkohshme në qarkullimin e makinave me naftë janë urdhëruar në disa qytete të mëdha italiane përfshirë kryeqytetin Romën, në përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes.

Ndalesat, që do të zbatohen në tri ditët e ardhshme, pritet të prekin rreth 1 milion makina, njoftoi REL. Në Bosnje-Hercegovinë, protestuesit kanë dalë nëpër rrugë me maska duke kërkuar që qeveria të marrë masa.

Kjo pasi, ambientalistët e kanë përshkruar këtë situatë si emergjente.

Sarajeva është mes qyteteve me shifrat më të larta të ajrit të ndotur, e përcjellë nga kreyqytetet e Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në Serbi, ku qeveria ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën, banorët janë udhëzuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të anashkalojnë aktivitetin fizik.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se ngrohja me thëngjill dhe makinat e vjetra janë shkaktarë të këtyre niveleve të ndotjes.

Ajo ka thënë se masat për ta luftuar këtë çështje do të përfshijnë kontrollet më të ashpra të emetimeve të makinave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco