Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Reagimi i ashpër i Milos: Si mund të dalin deputetë që janë idiotë?!...

Reagimi i ashpër i Milos: Si mund të dalin deputetë që janë idiotë?!...

22:57, 16/01/2020
A+ Aa A-

“Si mund të dalin deputetë që janë idiotë, e di çdo me thënë idiotë? Që s’dinë të lidhin dy fjalë në parlament dy vjet…”

Paskal Milo ka shpërthyer në akuza në drejtim të disa prej parlamentarëve të rinj në kuvend si dhe në veçanti drejt sistemit aktual zgjedhor.

I ftuar në emisionin Opinion, politikani dhe historiani u shpreh ndër të tjera se, sistemi zgjedhor që kemi ka prodhuar idiotë që s’dinë të lidhin dy fjalë.

Milo: Për mua sistemi më i mirë ishte mazhoritar i korrektuar. Bashkohem me idenë se asnjë sistem nuk është i keq por zbatohet keq. Çdo vend zbaton një sistem që i përshtatet. Në 2008 ne bëmë një sistem të deformuar dhe këto janë pasojat që ka sjellë ai sistem.

Në rast se nuk ç’bëhet 2008 nuk ka stabilitet politik në Shqipëri sepse nuk ke zhdukur vatrën e krizës.

Mazhoritari është më burrëror më i ndershëm, del para popullit të peshon populli. Si mund të dalin deputetë që janë idiotë, e di çdo me thënë idiotë? Që s’dinë të lidhin dy fjalë në parlament dy vjet.

Blendi Fevziu: Të lutem mos fyej idiotët.

Paskal Milo: Ai idioti mua më mund me dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco