Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Dritëhijet mbi zjarrin në fabrikën e kryebashkiakut socialist/ Qytetari: Hera e tretë brenda qeverisjes së PS-së

Dritëhijet mbi zjarrin në fabrikën e kryebashkiakut socialist/ Qytetari: Hera e tretë brenda qeverisjes së PS-së

21:55, 16/01/2020
A+ Aa A-

Zjarri në fabrikën e dyshekëve në Kavajë, në pronësi të familjes së kryebashkiakut Redjan Krali, është i qëllimshëm.

Kështu shprehet një qytetar, i cili ka denoncuar rastin në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, qëllimi është përfitimi I shumave të mëdha të dëmshpërblimit, ndërsa shton se gjatë kohës që e majta ka qenë në krye të qeverisë, fabrika është djegur plot tre herë.

“Akuzon familjen Krajli se djeg për të tretën here fabriken! Kjo e fundit quhet si djegie elektorale!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit digjital.

Mirmbrema doktor.Kjo eshte hera e trete qe familja Krajli i ve zjarrin qellimisht fabrikes sa here qe vendi qeveriset nga te majtet duke perfituar cdo here mbi 1 miljon dollare dhe duke mos humbur asgje nga materialet dhe makinerite.Por sic duket Rama po jep fondet qe duhen per blerjen e votave ne Kavaje per zgjedhjet e parakoheshme qe po vijne.

Pamje nga zjarri mbrëmjen e sotme:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco