Kryemadhi: Në takimin me Komisionerin e Jashtëm shpreha angazhimin për përmbushjen e 9 kushteve të Bundestagut

Kryemadhi: Në takimin me Komisionerin e Jashtëm shpreha angazhimin për përmbushjen e 9 kushteve të Bundestagut

21:32, 16/01/2020
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar takimin me komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi shkruan ndër të tjera se ‘në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut.

‘Ishte kënaqësi e veçantë të takoheshim sot së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Gjatë bisedës së zhvilluar me z. Varhelyi, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut. Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Europian. Ne besojmë se perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë.

LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

Hapja e Negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco