Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Economist: Ekziston sërish mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia

Economist: Ekziston sërish mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia

19:10, 16/01/2020
A+ Aa A-

Revista e njohur, The Economist shkruan se presidenti francez, Emmanuel Macron bllokoi nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tashmë, Komisioni Europian do të miratojë një strategji të re për zgjerimin, me qëllim qetësimin e presidentit francez dhe aleatëve të tij, shkruan revista.

Strategjia do të miratohet në një samit në mars dhe në maj, të gjithë do të shkojnë të buzëqeshur në samitin e Zagrebit. Të paktën kështu është plani, vijon shkrimi.

Reagimi i BE ndaj këtij rasti do të tregojë nëse blloku është i aftë të bëhet një aktor koherent gjeopolitik, diçka që liderët e unionit duan ta arrijnë dëshpërimisht. “Nëse Brukseli nuk vepron në mënyrë strategjike në oborrin e pasmë të tij, si mund ta bëjë këtë në mënyrë globale,” pyet revista.

"Zoti Macron dhe të tjerët kishin të drejtë kur kritikonin procesin e zgjerimit të BE. Ekziston një ndjesi mes disa vendeve anëtare që procesi është bërë shumë i rrëshqitshëm. Vendet që nuk ishin gati për anëtarësim, si Rumania dhe Bullgaria, u ngritën me levë nën presionin e kryeqyteteve. Franca po bën thirrje për një proces të kthyeshëm, me anë të të cilit, anëtarëve të ardhshëm mund t’u revokohen privilegjet nëse nuk mbajnë angazhimet- një ide që i pëlqen edhe Komisionit. Megjithëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj, raportet për përparimin e tyre përmbajnë paralajmërime të forta për korrupsonin dhe lirinë e medias, të cilat Komisioni i ka shtyrë tutje. “Është politika përkundrejt realitetit,” thotë një diplomat skeptik. Shumica e vendeve megjithatë po u bëjnë thirrje kundërshtarëve që të bëjnë një sy të verbër, njësoj si ata që dalin për jetë nate në një klub nate provincial dhe përpiqen të bindin rojet e derës që të lënë shokët e tyre brenda, edhe pse ata kanë veshur atlete. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka më shumë të ngjarë që të përfundojnë në tualet sesa në pistën e kërcimit. Fillimi i negociatave për anëtarësim është shumë i ndryshëm nga përfundimi i tyre dhe ka pak perspektivë për një anëtarësim të plotë”.

Economist shkruan se vazhdon të qarkullojë mundësia e një kompromisi për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, por jo me Shqipërinë.

“Një kompromis që qarkullon rregullisht, por që kundërshtohet me zë të lartë nga Gjermania, ndër të tjera, do të ishte lejimi i Maqedonisë së Veriut në dhomën e pritjes, duke e mbajtur Shqipërinë jashtë fort. Një sakrificë e tillë mund të kënaqë kundërshtarët e zgjerimit në një kohë të shkurtër, por mesazhi i nënkuptuar se një shtet mysliman nuk është i mirëpritur në BE, do të formësonte bllokun për një kohë të gjatë. Shqipëria do të bashkohej me Kosovën, Bosnjen dhe Turqinë në klubin e vendeve të refuzuara myslimane”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco