VOA: PS do rrëzojë dekretin e Metës, anti-shpifja nuk u mbështet nga OSBE

VOA: PS do rrëzojë dekretin e Metës, anti-shpifja nuk u mbështet nga OSBE

18:04, 16/01/2020
A+ Aa A-

Shërbimi i Zërit të Amerikës në anglisht raporton se shumica në pushtet në Shqipëri planifikon të rrëzojë veton presidenciale mbi paketën anti-shpifje.

Sipas VOA, kjo nismë e diskutueshme e qeverisë u miratua pavarësisht protestave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Në raportimin e VOA thuhet se Taulant Balla, kreu i PS në Kuvend, thotë se nisma e tyre është miratuar nga OSBE.

“Sidoqoftë, zyrtarët e OSBE-së nuk e miratuan kurrë versionin aktual të ligjit dhe zyrtarët më të lartë të lirisë së shtypit në OSBE lëshuan një deklaratë të hënën, duke mbështetur veton presidenciale,” raporton VOA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco