A do të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën? Basha: Ka djegur çdo mundësi për…

A do të shkohet në zgjedhje me Edi Ramën? Basha: Ka djegur çdo mundësi për…

17:18, 16/01/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas takimit me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi,  ka thënë se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Basha theksoi se objektivat kryesorë të PD janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe hapja e negociatave.

“Zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri arrihet përmes zgjedhjeve të lira nga një reformë zgjedhore dhe hapja e negociatave të anëtarësimit. Këto janë dy objektiva madhorë të PD. Mikprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë Parlamentit ilegjitim si hapi i parë për të çuar vendin drejt demokracisë reale. Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin në institucine, asgjë nuk do të bëjë përpara. Nuk do të ketë as zhvillim, as punësim.

Ne jemi të vendosur për t’i dhënë fund krizës politike, dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjiithçka, me çdo kosto për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Me komisionerin e Zgjerimit fola drejtpërdrejt, pata mundësinë të shihemi në sy dhe të mirëkuptohemi për prioritetet e shqiptarëve”, tha lideri demokrat.

I pyetur nga gazetarët nëse marrëveshja për reformën zgjedhore do të thotë se opozita pranon të shkojë në zgjedhje edhe me Edi Ramën, Basha e mohoi diçka të tillë.

“Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë një njeri i besueshëm për të shkuar në zgjedhje të lira. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha. /Syri.net

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t16/01/2020 18:18

Pirdh,pirdh o lul,se asgje nuk te ka mbetur

Shto koment

Denonco