Kriza politike/ Basha: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme. Me Ramën kryeministër s'ka zgjedhje të lira

Kriza politike/ Basha: 9 kushtet e Bundestagut, rruga e vetme. Me Ramën kryeministër s'ka zgjedhje të lira

16:44, 16/01/2020
A+ Aa A-

Pas takimit me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mire në BE, Oliver Varhelyi, kryetari I Partisë Demokratike u shpreh para mediave se, 9 kushtet e Bundestagut janë rruga e vetme për ti dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend.

“Zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve sipas një reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe çelja e negociatave janë prioritetet kryesore. E mirëprita ndihmën e BE për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Pa kthyer legjitimitetin në institucionet kryesore të vendit nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi e as emigracion masiv.

Ne jemi të vendosur ti japim fund krizës politike dhe për të lejuar zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut”, u shpreh Basha.

"Qëndrimi ynë i pandryshueshëm: me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme", shtoi lideri i opozitës.

Deklarata për media e Lulzim Bashës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco