Takim Palmer- Yuri Kim: Përkushtimi ndërpartiak për reformën zgjedhore, lajm pozitiv

Takim Palmer- Yuri Kim: Përkushtimi ndërpartiak për reformën zgjedhore, lajm pozitiv

16:33, 16/01/2020
A+ Aa A-

I dërguari I veçantë I SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar ditën e sotme me ambasadoren e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas asaj që poston ambasada amerikane në Tiranë, në takim është diskutuar për qëndrimin e Shqipërisë mbi Iranin dhe për përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë në postimin e saj të fundit në Facebook.

Image

Kujtojmë se, pak ditë më pare Yuri Kim u betua zyrtarisht si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco