‘Nuk lëvizim nga oferta e fundit’/ Avdullah Hoti sqaron situatën: Konjufca, çështje e Vetëvendosjes

‘Nuk lëvizim nga oferta e fundit’/ Avdullah Hoti sqaron situatën: Konjufca, çështje e Vetëvendosjes

16:24, 16/01/2020
A+ Aa A-

Avdullah Hoti, anëtari i kryesisë së LDK, thotë se me ofertën e fundit që i kanë bërë LV, kanë bërë kompromisin më të madh në negociatat për koalicionin qeverisës.

‘Nuk do të lëvizim në asnjë moment nga qëndrimet sa iu takon për një vit posti i kryeparlamentarit, pesë ministri dhe zotimi për emërimin e presidentit pas një viti’, tha Hoti.

Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, thotë se asnjëherë nuk kanë kushtëzuar formimin e institucioneve, pasi sipas tij, oferta e tyre është vetëm për balancim të pushtetit.

Hoti thotë se nëse pranohet oferta e tyre, Vetëvendosje për tri vite do t’i ketë dy pozita shtetërore, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.

Sipas anëtarit të kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti flet kryetari i tanishëm i Kuvendit, Glauk Konjufcnja nuk mund të bëhet peng i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes dy partive.

Derisa thotë se është çështje e Vetëvendosjes se si mund të akomodohet Konjufca pas largimit nga posti i kryeparlamentarit.

Hoti thotë se gjitha kërkesat e tyre i kanë pasur racionale, pasi kanë mundur të kërkojnë edhe postin e kryeministrit.

Edhe pse kanë kaluar mbi 100 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosova ende nuk ka qeverinë e themeluar. Pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin të merret vesh me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike për formimin e koalicionin qeverisës.

Në këtë fillim vit pas tri takimeve të njëpasnjëshme mes dy krerëve të partive, u propozuan oferta dhe kundër oferta karshi njëra tjetrës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi të rriten ministritë nga 12 në 14 sosh, ku LDK-së do t’i takonin 6 ministri dhe zotimi për president.

Por në një formë u refuzua nga kjo e fundit, ku i paraqiti ofertën e re partisë fituese, në të cilën thuhet se LDK merr postin e kryeparlamentarit për një vit, pesë ministri dhe zotimin për postin e presidentit pas një viti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco