Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Vasili: Fitore e kauzës parimore të opozitës

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Vasili: Fitore e kauzës parimore të opozitës

16:13, 16/01/2020
A+ Aa A-

Fitore e kauzës parimore të opozitës. Kështu e quajti nënkryetari I LSI, Petrit Vasili, marrëveshjen me mazhorancën për reformën zgjedhore.

I ftuar në Syri TV, përballë gazetares Armela Ferko, Vasili deklaroi se kjo nuk ndikon në aksionin opozitar që sipas tij synon rrëzimin e qeverisë Rama.

“Fitore e kauzës parimore të opozitës. Ishte një rrugë parimore, jashtë çdo interesi të ngushtë, por në interest ë vendit. Pse u vonua? Pse humbën shanset? Pse u bllokua integrimi? Këto I ka paguar vendi për shkak të interesave të Ramës. Opozita vazhdon, pa qëndruar asnjë presje, rrugën e saj për rrëzimin e qeverisë Rama. Sot u denoncua një kryebashkiak tjetër që nxjerr koburen në mes të sheshit. Ka qenë edhe pjesë e 21 Janarit. I kemi dhënë një përgjigje një problem madhor, ndërkohë që axhenda opozitare shtohet”, u shpreh Vasili.

"Nuk ka qenë e lehtë pasi ka patur një vullnet pengues të fortë të PS, që ka pëlqyer të hartojë marrëveshje kulisash e jo transparente. Kjo ka bërë që humbiste një kohë e vlefshme", shtoi ai, i pyetur se sa e vështirë ka qenë arritja e kësaj marrëveshje.

Nënkryetari I LSI shtoi se, Këshilli politik, i cili mblidhet sot për here të pare, duhet të ngrihet në bazë të asaj dakordësie dhe ti japë hov krijimit të reformës zgjedhore. /Syri.net

Intervista në Syri TV: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco