Kryebashkiaku i Ramës i dënuar me vendim gjykate. Ja akuza

Kryebashkiaku i Ramës i dënuar me vendim gjykate. Ja akuza

12:11, 16/01/2020

Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhit ka denoncuar një tjetër kryebashkiak socialist të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Bëhet fjalë për kryebashkiaun e Matit, Agron Malaj, ku sipas denoncimit të PD-së është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

Bardhi ka publikuar edhe vendimin e gjykatës.

ImageImage

‘Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj’, tha Bardhi.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët mbi kandidimin e ish gardistit Agron Malaj, pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar, për bashkinë e Matit, Rama tha në atë kohë se Agron Malaj ka qëne pjesë e gardës dhe ka qenë pjesë e atij grupi, por është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

‘Shumë faleminderit për pyetjen, se e vërteta është që Agron Malaj ka qenë pjesë e Gardës së Republikës, ka qenë pjesë e grupit, po është e provuar katërcipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit.

Juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por edhe detyrën, që para se ti vendosni njerëzit në një kornizë shabllon, unë i kam bërë verifikimet e mia. Është e vërtetë që është larguar, për ti dhënë mundësi transparencës për të gjithë procesin, po bëhet shumë propagandë me këtë.

Në cilën sferë të imagjinatës mund të shkoja unë që të pranoja në lidershipin tonë lokal, një person që do të ishte fajtor qoftë edhe moralisht për 21 Janarin. Ai ka informuar imtësisht për atë që ka ndodhur.’- tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai18/01/2020 09:59

Ngado që të marësh, qoftë se matjani gardist ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi çuditërisht jo kundër personave të dhunshëm që gjakosën policët e deri kamandantin e Gardës,por ndaj disa demostruesve me duar në xhepa, edhe nëse ky gardist paskej qenë i rekrutuar nga PS për të "zbuluar" krimet e Berishës,siç e komenton Rama, përzgjedhja e tij si kryetar bashkie në Mat, është një goditje e rëndë për familjarët e viktimave.

Gramoz16/01/2020 17:09

Vrasesi i vertet dhe i vetem i 21 janarit, je ti dhe vetem ti Edver Taqi Mutacaku! Ti i çove njerzit atje dhe duhet te ishe ne krye te tyre, por ti si mutacak dhe zorraxhi qe je, rrije ke hotel Dajti duke e ditur se çfar do ndodhte. Synimi jot i vetem ishte ardhja ne pushtet, pavarsisht çmimit me jet njerzore, o Edver Taqi Funderrina!

Shqiptari16/01/2020 16:23

Nese ai, si pjesetar i grupit te zjarrit por nuk paska qelluar, ka informuar Partine dhe vete Ramen imtesisht se per cfare ka ndodhur ne 21 janar 2012, atehere akuzat ndaj Berishes dhe Bashes si urdheruesit e vrasjeve, ose qendrojne dhe PS duherte dorezoje akuzen ne SPAK ose ti terheqi deklaratat dhe akuzat publike dhe te mos e hape me gojen ASPAK! Nese eshte vertete, ja tek e paska deshmitarin okular. Ai i ditka te gjitha! Perderisa Rama nuk e beri, tregon se paska gisht vete dhe qenka ai organizatori dhe urdheruesi i atyre vrasjeve në bulevard!

Shto koment

Denonco