VIDEO/ PD denoncon tjetër kryebashkiak të Ramës të inkriminuar

VIDEO/ PD denoncon tjetër kryebashkiak të Ramës të inkriminuar

11:34, 16/01/2020
A+ Aa A-

PD ka denoncuar sot kryebashkiakun e pestë me rekorde kriminale, të zgjedhur nga Edi Rama. Ai quhet Agron Malaj dhe është kryebashkiaku i Matit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi sot se “Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik sepse është ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë. Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit."

Duke treguar një dokument, Bardhi tha: “Ky është vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin e formës së prerë të Agron Malajt, kandidatit të Edi Ramës për bashkinë e Matit.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të veprojë pas asnjë vonesë me administrimin zyrtar dhe heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e bashkisë së Matit Agron Malaj.

Koha që ligji të veprojë dhe Edi Rama të mos fshihet, por të marrë përgjegjësitë dhe t’u shpjegojë qytetarëve se përse alternativa e tij e vetme është krimi dhe, për se kandidon në bashkitë bastion të PD individë me të shkuar kiriminale.”

Vendim i denimi te Agron Malajt

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco