Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama po hyn në histori si Esad Pasha

Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama po hyn në histori si Esad Pasha

08:46, 16/01/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi pas padisë që kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ngritur ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Paloka shkruan se Rama po hyn në histori si Esad Pasha.

“Ditën e përkujtimit të masakrës së Raçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn...!!!

Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri.

Rama me sa duket e ka vendosur; meqë nuk hyn dot në histori si Ismail Qemali, do të hyjë si Esad Pasha”, shkruan Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku16/01/2020 14:16

O Palloke! Po çfarë ka bërë për Shqipërinë ky i çmëndur i korruptuar që e krahasoni me Esad Pashën? Jeni të gjithë komunistë injorantë të indoktrinuar. Shkoni e lexoni arshivat dhe mos u merrni me barxoletat e llumhanes. Esad Pasha ishte burrë i madh, hero lufte, shtetformues, (i dha fund Haxhi Qamilit, i konsideruar revolucionar prej Enverit) prandaj edhe e vranë komunistët e Moskës nëpërmjet killerit me pagesë. Ndërsa bijtë e komunistit vrasës Kristaq Rama e Spiro Koleka janë llumi më i ndyrë i Kombit, që nga droga, grabitja, tradhëtia e kombit e pa fund. Prandaj o komunist Palloka mbaj gojën e mos bëj krahasime injorante .

Shto koment

Denonco