Pse u bë qesharak Gent Cakaj me publikimin e emrave të diplomatëve të dëbuar

Pse u bë qesharak Gent Cakaj me publikimin e emrave të diplomatëve të dëbuar

16:11, 15/01/2020
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, thuajse i përjashtuar nga punët e rëndësishme në këtë dikaster, u bë i gjallë të mërkurën kur njoftoi dëbimin e dy diplomatëve iranianë.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë,’ shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Dëbimi i diplomatëve iranianë nuk është diçka e re në Shqipëri. Por ajo që bie në sy është publikimi i emrave të diplomatëve iranianë, diçka e panjohur në praktikën diplomatike ndërkombëtare.

Diplomatë dëbohen dhe shpallen të padëshiruar kudo në botë, por emrat nuk dalin zyrtarisht. Mediat edhe mund të mësojnë më shumë, por vendet rrallë mjaftohen vetëm me një njoftim të thatë. Shpesh nuk ka as njoftim zyrtar, siç ndodhi në rastin e parë me diplomatët iranianë në Tiranë.

Atëherë përse u tregua joserioz Cakaj?

Arsyeja fshihet të përpjekja për të krijuar një front lajmesh për rrezikun iranian, dhe për shtetin shqiptar që tregon 'dhëmbët', duke larguar vëmendjen nga problemet e mëdha të vendit.

Mirëpo një shtet tregohet i fortë kur është serioz, jo kur luan lojë luftash me çunakë që u ka rënë në dorë një institucion kaq i rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco