Kush i uli në një tryezë PS-PD-LSI? Gazetari zbulon ambasadorin

Kush i uli në një tryezë PS-PD-LSI? Gazetari zbulon ambasadorin

22:33, 14/01/2020
A+ Aa A-

Tre partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u ulën sot në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore.

PS përfaqësohej nga Damian Gjiknuri, PD nga Oerd Bylykbashi dhe LSI nga Petrit Vasili.

Në tryezën e bisedimeve ishte edhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat. Mes palëve u arrit një dakordësim paraprak.

Por kush ishte personi që bashkoi palët dhe i uli në tryezën e bisedimeve.

Gazetari Robert Rakipllari i ftuar në “Opinion”, në Tv Klan, zbuloi se ky person është ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari. 

Duncan Norman:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai15/01/2020 10:14

Një ndër 9 kushtet që i vuri Shqipërisë Bundestagu gjerman, për hapjen e negociatave të integrimit europian, ishte kërkesa që të përfundonte reforma zgjedhore me një marëveshje të gjithë partive politike kryesore, pra edhe të partive të opozitës që kishin dalë nga parlamenti.. Të gjitha teoritë konspirative që përhapin disa gazetarë me rrënjë të forta të lidhura me ish Partinë e Punës, nuk janë gjë tjetër, veçse dëshira për ta mbajtur këtë opozitë reale jashtë parlamentit me shpresën e asgjësimit të saj të plotë. Pra kjo kategori nuk kërkon asgjësimin e Partisë socialiste të dalë nga PP, por vetëm largimin me çdo kusht të Edi Ramës, dhe asgjësimin e Partisë demokratike, për të krijuar medemek një "forcë të re" politike të majtë "të pastër", që do të "konkurojë" me të majtën tjetër, PS. Kjo është e gjithë historia e "thurrjeve apo nismave" për të krijuar një forcë të re politike. Faktikisht në Shqipëri, shoqëria shqiptare është kaq shumë e çoroditur nga kësisoj gazetarësh, sa pothuajse gjysma e elektoratit që ka ngelur në Shqipëri pas emigracionit masiv të viteve të fundit, me bindje të majta e të djathta, abstenojnë në votime. Llogjikisht duke ju referuar historisë 47 vjeçare të sistemit të egër diktatorial enverist, në Shqipëri duhej të ndodhte e kundërta. Ashtu si në shumë vende të Europës perëndimore, duhej të krijohej ndonjë forcë politike e ekstremit të djathtë, por trushpëarja e propogandave komuniste, e ka bërë punën e saj edhe në gjeneratat e tre dekadave të fundit e nuk po shohim që të krijohet ndonjë parti e ekstremit të djathtë. Mungon fronti i organizuar i mijra familjeve të persekutuara nga diktatura komuniste që mund të krijonte këtë forcë, si nga fakti se pjesa më e madhe e tyre kanë emigruar, ashtu edhe nga fakti se ata që kanë ngelur në Shqipëri, janë përçarë djallëzisht nga socialistët duke krijuar shoqata të shumta që nuk bashkëveprojnë me njera tjetrën. Dihet se ish sigurimi enverist synonte që të rekrutonte me dhunë si spiunë të tij, më së shumti ish të persekutuarët prej tij. Paradoksalisht në krye të disa "shoqata të ish të persekutuarve", ka persona që nga komplekset e fajit ngaqë ishin rekrutuar nga sigurimi, flirtojnë me partinë socialiste pasi tek ajo kanë pasur shpresën që të mbulonte të kaluarën e tyre. Emigracioni masiv i dekadave të fundit, pothuajse e ka përgjysmuar popullsinë e Shqipërisë. Ka në këtë emigracion edhe shumë shqiptarë që ikën nga frika e krimeve që patën bërë në diktaturë, por shumica dërmuese e tyre, janë shqiptarët që humbën shpresën se vendi i tyre do të kthehej në një vend demokratik të modelit perëndimor, duke parë se në Kuvend,administratë, drejtësi e polici vazhdojnë të jenë politikanë e juristë të kallepit Rruçi apo Braho., apo në media të bilibilosin bij e nipër të ish antarëve të Byrosë apo të KQ të PPSH., me pretendimin se edhe këta ishin të persekutuar, ndonëse prindërit e tyre edhe para togave të pushkatimit, thërrisnin "të na rojë Enveri e Partia" Duhet përmendur edhe fakti se paradoksalisht e majta europerëndimore, e konsideroi Partinë socialiste shqiptare, ish Partia e punës, si një parti "aleate" të saj e veç kësaj, me shtimin e Parlamentit Europian edhe me eurodeputetë të "së majtës" komuniste lindore, infektimi komunist u përhap edhe në institucionet e BE.

Daj Jaku14/01/2020 23:12

Me banditin Damixhan Gjiknuri do bohet reformë zgjedhore? Ujku u bë dele?

Shto koment

Denonco