Lirimi i Endrit Dokles/ Salianji: Kur kriminelet promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit, krimi merr krahë

Lirimi i Endrit Dokles/ Salianji: Kur kriminelet promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit, krimi merr krahë

15:59, 14/01/2020

Pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu të një prej eksponentëve kryesorë të Badnsës së Durrësit, Endrit Dokle, vjen edhe reagimi i ish-deputetit të PD, Ervin Salianji.

Sipas këtij të fundit, në vitin e shtatë të qeverisjes së Rilindjes ka vetëm të dënuar që lirohen nga burgu, ndërsa thekson se rendi dhe siguria publike sot ësht? e degraduar.

Në fund të reagimit të tij, Salianji bën thirrje që ky model qeverisje të shkulet një herë e përgjithmonë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të  qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndeshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndeshkuar per korrupsion, por ka dhjetra të denuar me burgim të perjetshem për vrasje, pengmarrje, prostitucion, torturra qe lirohen nga qelitë!

Rendi dhe siguria publike sot ësht? e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurine e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndeshkohen te pamundurit krimi merr krahë,  ditet e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobvenie, kercenime!

Duhet shkulur me themel ky model qeverisje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu14/01/2020 16:20

Harrun me te pyt ty o salijan ,ca je ti gjykats a ca je se na shkrive fare

Shto koment

Denonco