Këshilli Politik, SHBA: Zgjedhje të jenë të lira nga mashtrimi

Këshilli Politik, SHBA: Zgjedhje të jenë të lira nga mashtrimi

15:36, 14/01/2020

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas takimit mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës dhe krijimit të Këshillit Politik për të zgjidhur ngërçin e reformës zgjedhore.

‘Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare.

Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni', thuhet ne deklaraten e ambasades se SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco