FOTO/ Nuk firmosi dokumentin, Rudina Hajdari zbulon arsyen për SYRI TV

FOTO/ Nuk firmosi dokumentin, Rudina Hajdari zbulon arsyen për SYRI TV

15:02, 14/01/2020

Deputetja dhe bashkëkryetarja e komisionit të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari nuk e ka firmosur ditën e sotme dokumentin për ngritjen e Këshillit Politik që do të merret me reformën zgjedhore.

Rudina Hajdari ka sqaruar për SYRI TV se pse nuk ka firmosur dokumentin.

Reagimi i plotë i Rudina Hajdarit për SYRI TV:

Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar.

Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, siç dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.

Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kryeminister vucic bergovic cubrollovici 14/01/2020 16:27

Po pse I jepni kesaj idjoteje vemende apo hapsire mediatike. Kjo eshte hajdarja e rames Dhe pike. Kjo as ne shqip nuk din te shprehet e jo me te kuptoje ligje apo nene. Kjo eshte pleher eshte idjote Dhe e pshtire. Kjo ka bere shurren te varri I babait te saj e jo me ti beje numrin 2 (jashteqitjen) shqiptareve Dhe demokrateve. Larg kesaj qelbesire

t14/01/2020 16:24

Keshillohu me plehrat se i keni ditet e fundit

Shto koment

Denonco