Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Berisha: Kulisa të reja të Tiranës me Beogradin dhe shërbimet sekrete ruse

Berisha: Kulisa të reja të Tiranës me Beogradin dhe shërbimet sekrete ruse

13:44, 14/01/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim të rëndësishëm dje me ambasadorin e Kosovës në Tiranë, z. Nait Hasani. Berisha ka bërë të ditur, përmes një mesazhi në FB se i ka përcjellë shqetësimin e tij qeverisë së Kosovës për një marrëveshje të re kulisash, të hartuar nga Beogradi dhe që pritet të firmoset në Serbi, nga krerë të qeverisë shqiptare: “Me këtë marrëveshje, - nënvizon Berisha, - çështja e emergjencave në rajon, "de facto" i besohet Serbisë dhe më saktë Rusisë, e cila ka ngritur në Nish prej kohësh një qendër “emergjencash”, e cila "de facto" drejtohet nga zbulimi dhe shërbimet sekrete ruse.” 

Mesazhi i plotë i Berishës në Fb, mbi bisedën që pati me ambasadorin Nait Hasani:

Takim me ambasadorin e Kosovës!

Dje prita në një takim, ambasadorin e Kosovës, z. Nait Hasani. Pasi i urova mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, si ambasador i Kosovës, diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën rajonale.

Në këtë takim, shfrytëzova rastin ta siguroj ambasadorin Hasani, për përpjekjet e pandërprera në zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës, si marrëdhënie shumë të rëndësishme në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, denoncova përpjekjet destabilizuese të Beogradit, vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup, për të rivendosur hegjemoninë e Serbisë në rajon, hegjemoni që në të shkuarën ka sjellë luftëra dhe konflikte të përgjakshme.

Me projektin e Jugosllavisë së Re, me emrin maskë “Minishengen”, serbomadhi Vuçiç dhe argatët e tij në Tiranë dhe Shkup, i fusin Kosovës një thikë pas shpine dhe shndërrojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dy vasalë të Beogradit.

Në këtë kontekst, qëndresa e Kosovës ndaj këtij projekti ogurzi, merr rëndësi përcaktuese jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Në këtë takim, gjithashtu i kërkova ambasadorit Hasani, t’i përcjellë Qeverisë së Kosovës shqetësimin tim, për një marrëveshje të përgatitur nga Beogradi në kulisa, gjoja për emergjencën dhe që pritet të firmoset në Beograd nga Serbia dhe vasalët e saj në Tiranë dhe Shkup.

Me këtë marrëveshje, çështja e emergjencave në rajon, de facto, i besohet Serbisë dhe më saktë Rusisë, e cila ka ngritur në Nish prej kohësh një qendër “emergjencash”, e cila de facto, drejtohet nga zbulimi dhe shërbimet sekrete ruse.Takimi ishte i hapur," përfundon Berisha.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco