Basha: Kriza politike zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme!

Basha: Kriza politike zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme!

13:13, 14/01/2020

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur sot nga selia e PD-së, se “zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një kod zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistrit të Gjendjes Civile, regjistrit të adresave, lirisë së medias, mosdhunimit të sekretit të votës dhe me një instrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues apo që do të ndryshohet me konsensusin e të gjitha forcave politike, me transparencë dhe gjithëpërfshirje qytetare”.

Basha tha se reforma zgjedhore, një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu gjerman, duhet përfunduar sa më parë. “Ajo i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kyçe për zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh kryedemokrati.

Basha falënderoi përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë në këtë drejtim dhe i bëri thirrje palës tjetër që të mos vonojë për uljen në një tryezë të përbashkët jashtë parlamentare.

A besoni ju se jo Reformë Zgjedhore do të na çojë ne drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Basha: PD, Opozita e Bashkuar dhe jam i bindur, shumica dërrmuese e shqiptarëve, duan dhe meritojnë një fund sa më të shpejtë të kësaj krize politike që mund të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve vendore të mbajtura në një ditë.

Do të fokusoheni vetëm tek rekomandimet e ODIHR? Çështja e sistemit do të preket apo jo?

Basha:  PD dhe aleatët kanë folur dhe janë të qartë në qëndrimet tona. Në emër të Opozitës së Bashkuar dua të rikonfirmoj atë që kam thënë gjithmonë: jemi dhe mbetemi të hapur për të diskutuar në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente me të gjithë qytetarët shqiptarë, çfarëdo sistemi ata dëshirojnë të aplikojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por praktika e shtatë viteve të fundit ka treguar qartë se problemi kryesor i zgjedhjeve shqiptare ka qënë shitblerja e votës, përdorimi i parave të pista, bashkëpunimi me krimin dhe mosndëshkimi i krimeve elektorale. Ndaj përgjegjësia jonë para shqiptarëve ëhstë të mos hedhim hi syve se me një palë këpucë të tjera do të shkojmë në një drejtim tjetër, por së bashku me këto ndryshime esenciale dhe vullnetin politik për t’i zbatuar, t’u japim shqiptarëve mundësinë të shprehen për cilindo sistem zgjedhor që ata dëshirojnë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/01/2020 15:40

Qe krizat politike zgjidhen me zgjedhje politike te parakoheshme, kete teorikisht e di edhe bufi, biles e di edhe qeni im. Po si? Kur? Me cfare sistemi zgjedhor? Kete presim te na thuhet dhe jo fjale e teorira. Apo edhe opozites nuk ia mban bytha per zgjedhje te parakoheshme? Thuaje troç dhe hapur o Lul mos bej hartime, fjalime dhe lojra fjalesh apo kercenime politike qe nuk trembin dot as zogjte!

Shto koment

Denonco