PP kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e Qerim Ismailajt

PP kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e Qerim Ismailajt

12:27, 14/01/2020

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar me urgjencë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në shkresën e siguruar nga SYRI.net, Prokuroria shprehet se Partia Demokratike ka kërkuar verifikimin e Ismailajt, pasi ka informacione se ai ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Për këtë arsye, prokuroria kërkon që KQZ-ja të vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailajt dhe çdo verifikim tjetër që institucioni i organizimit të zgjedhjeve mund të ketë bërë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco