Meta për ligjin e censurës: Lexoni argumentet, koha për reflektim

Meta për ligjin e censurës: Lexoni argumentet, koha për reflektim

14:01, 13/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta bën thirrje që të lexohen me vëmendje argumentet kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend.

Ky reagim i Presidentit vjen pas deklaratës së kreut të grupit socialist Taulant Balla, i cili tha se Meta e ktheu paketën pas urdhrit të Lulzim Bashës. Po ashtu Balla theksoi se do e rrëzojnë të hënën në Kuvend dekretin e Metës.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë,

Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur ‘anti-shpifje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco