Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Thirrja e ish-deputetit: Të ndalet takimi konspirativ Vuçiç-Rama-Zaev i 21 Dhjetorit

Thirrja e ish-deputetit: Të ndalet takimi konspirativ Vuçiç-Rama-Zaev i 21 Dhjetorit

22:14, 15/12/2019
A+ Aa A-

Përmes një reagimi në Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish ministri i Jashtëm Tritan Shehu, bën thirrje për ndalimin e takimit mes kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, takim ky që pritet të zhvillohet me 21 dhjetor në kuadër të marrëveshjes së “Minishengenit Ballkanik”.

Sipas Shehut, ppinioni publik duhet të reagojë me foreë për të mos lejuar këtë “shfaqje” të shëmtuar.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Të ndalet takimi konspirativ Vuçiç-Rama-Zaev i 21 Dhjetorit

Thirrja e sotme e kater forcave kryesore politike te Kosoves per te bllokuar kete takim te Durresit per te ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”, qe godet interesat ne terresi te shqiptareve, aspiraten europiane te Rajonit, si dhe vecanerrisht zbeh pozitat e shtetit kosovar, ka ardhur ne kohen e duhur dhe kerkon domosdoshmerisht mbeshtetje mbare kombetare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedonine e Veriut, Mal te Zi etj.

Opinioni publik duhet te reagoje me force per te mos lejuar kete “cfaqje” te shemtuar, tashti qe kane ngelur 6 dite nga ai takim famekeq per konkretizimin e asaj inisiative te Vucic, qe do te shenonte nje hap serioz drejt “Jugosllavise se Re”, larg bashkepunimit te ngushte rajonal qe nevojitet ne perbushje te standarteve europiane, te domosdoshem ne procesin integrimit te secilit vend e te Rajonit ne terresi.

Megjithese nje qendrim negativ ndaj atij takimi kane shprehur dhe shumica e qeverive te Rajonit, perseri Rama duket i vendosur per te ecur ne kete rruge te rrezikeshme, pikerisht per te vene ne jete vizionet e asaj platforme Vuciciane, qe ne menyre paradoksale po mbahet “top sekret”, ndersa serviret nje material 9 pikash kamuflues.

Ky takim, qe do te shenonte nje zhvillim negativ ne terresi per Rajonin, aktualisht ka dhe nje aresye me shume per tu ndalur, deklaraten millosheviciane te Vucic ndaj masakres se Recakut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rame vucic bergovic cubrollovici 15/12/2019 23:50

Duhet te ndalet me Cdo kusht, por si duket nuk do ndalet se ka para aq shume ky serb I ndyre nuk pyet me. Ka Dhe me shume para tani te mbledhura nga Z Elvis Naci Dhe shume shqiptare ne perendim mos Valle ky Hoxha do jete shoqerues cnderi te rames, do shpalose sa shume leke ka mbledhur nga kosovaret ( tja japi rames, vucicit apo kastratit qe te vene Dhe nje tra dogane ne milot) apo tju thote ketyre kancerve se vazhdoni juve me projekte se shqiptaret “ duaspores” I mashtroj une. Mallku qofte Ai bir I kesaj treve qe con qofte dhe nje qindarke tek dora e zeze e ketij kombi. Zgjihuni vellezer mos bini pre e kesaj propagande te ndyre qe ca mercenare dalin ne krah te ketij kryeministri qe ngren gishtin e mesit perpjete me shume se ministrat e tij. Ah moj shqipni cfare ke lindur. Tradhetare te kamofluae. O Zot, o Zot o Zot bej keta tradhetare dhe bashkepuntore te enden rrugeve per kafshate. O Zot vetem Ti je I gjithfuqishem Dhe din Cdo fshehtesi.

Shto koment

Denonco