Formula e Bashës për të ndalur 'eksodin në shëndetësi': 1200 euro rrogë për mjekët, 700 për infermierët

Formula e Bashës për të ndalur 'eksodin në shëndetësi': 1200 euro rrogë për mjekët, 700 për infermierët

22:01, 15/12/2019

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike, organizim i FRPD-së dhe fondacionit "Konrad Adenauer", kryetari i PD, Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës.

Sipas liderit të opozitës, është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo sipas tij bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune më të sigurta.  

Ai  përmendi edhe disa shfirat të trishta, ku thotë se vetëm gjatë 2018 ekonomia shqiptare për shkak të emigracionit masiv ka humbur plot 560 milionë euro.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona s’ka më mjek dhe infermier.Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë", u shpreh Basha.

Aktiviteti i plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Liri16/12/2019 09:44

Dmth 1200 € do te marre shefi i klinikes, I cili merr aktualisht 1000€! Specializanti qe merr 4 here me pak, do te marre 300€! Ne Tirane duhen 800€ per te jetuar nje familje me qera... kush paguan per pjesen tjeter? Po librat, konferencat mjekesore etj....? Kjo eshte nje luge bosh Z. Kandidat per KM. MJEKET jane komunitet inteligjent. Me mire lejoni zgjedhje te lira e te ndershme me mikun tuaj, Edi Ramen, reformoni partine tuaj te paren, me demokrate te vertete, largoni b.thlepiresit nga vetja dhe sillni perseri shpresen. Keshtu nuk do te ikin me shqiptaret, si dhe mbi 600 mjeke te superspecializuar ne Gjermani do te kthehen per ti dhene jete vendit tone, edhe me rroga jo aq te larta...

Alisa CAZIMI16/12/2019 09:03

Po kush rri ne Shqipteri me ato rroga.Ne Zvicer nje infermier merr 7000 franga ne muaj e nje Sanitäre 4500 franga.Apo te rrini ti bejne freske gjithe Klases politike si pasurohet dita- dies?

Loran shehu15/12/2019 22:53

Tamam politikan europian e jo aziatik Si rama

Shto koment

Denonco