Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre

Këlliçi në Akademinë Politike: Ndihma për personat e prekur nga tërmeti, të rinjtë ishin në lartësinë e misionit të tyre

20:56, 15/12/2019

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike 2019, ndër të tjera ka vlerësuar rolin e të rinjve në ndihmën që ata kanë dhënë pas tërmetit të tmerrshëm që goditi vendin më 26 nëntor

‘Te nderuar pjesmarres te Akademise Politike 2019,

I dashur Tobias, Florian, Christian Kremer dhe Nathalie,

I dashur Lideri Historik i PDSH, Prof. Dr. Berisha,

I dashur Kryetar i PDSH, z. Lulzim Basha,

 Dua ta nis fjalen time me nje falenderim te madh per te gjithe te rinjte e te rejat antare te FRPD, nje pjese e mire e tyre studente te kesaj Akademie Politike, te cilet qe prej termetit te 26 nentorit, jane ne terren duke u ardhur ne ndihme banoreve me ushqime, veshmbathje, ilace dhe suport konstant njerezor. Natyrisht nevojat e tyre te medha pasi kane humbur gjithcka nuk i permbushim dot, por ama i kemi treguar se jemi me ta, jemi prane tyre duke u mundesuar qe te pakten te kene ushqim e nje batanije per te larguar ethet e te ftohtit. Per kete solidaritet meritoni mirenjohje nga cdo i ri sot ne vend. 

Sic e permenda pak me lart, shume prej te rinjve aktive e non stop ne terren jane studente e maturante, nje pjese prej te cileve jane dhe ketu me ne sot ne kete Akademi Politike.

E mesa duket dhjetoret jane nje sfide e madhe per rinine Shqiptare, nga dhjetori 90 ku nisi renia e regjimit komunist, tek dhjetori 2018 ku rinia i dha nje goditje per fat te keq jo perfundimtare regjimit korruptiv dhe klientelist te Edi Rames dhe ketij dhjetori te sproves se madhe per cdo Shqiptar.

 Te rinjte ishin padyshim ne lartesine e misionit te tyre!

 Rinia ashtu si e gjithe shoqeria jone, po kalon prej vitesh momente shume te veshtira, probleme te cilat sa vine dhe shtohen.

 ‘Brain drain”, ikja e trurit te te rinjve e rendit Shqiperine ne vendin e pare ne Europe.  35% e studenteve me nje diplome Bachelor dhe 30% e studenteve ne pergjithesi synojne te ikin jashte vendit, nderkohe qe niveli i gjendjes ekonomike te studenteve shqiptare eshte serish ne permasa alarmante krahasuar me vendet e tjera. Sipas raportit te Gallup mbi 79% e te rinjve ne Shqiperi deshironin te largoheshin ne 2018 per shkak te varferise, papunesise, perjashtimit social dhe korrupsionit.

Qeveria ne vend qe te adresoje kete fenomen shqetesues mundohet te manipuloje shifrat. Pershembull, per vitin 2019 niveli i papunesise tek te rinjte Sipas INSTAT eshte 20.9% , sipas ILO-s (Organizata Boterore e Punes), ky nivel eshte  32.8%, nderkohe qe sipas Anketes Kombetare "Rinia ne Shqiperi 2019”, 73% e te rinjve te intervistuar e kane adresuar papunesine si problemin e tyre me shqetesues dhe paresor.

Shume e shume te rinj kane mbetur pa shkolle pasi nuk jane ne gjendje te paguajne tarifat e shkollimit.

Renia e demokracise, mungesa e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, fenomeni i shitblerjes se votes, bashkepunimi i krimit me politiken, nje sistem drejtesie teresisht ne funksion te pushtetareve, cenimi i lirise se fjales, jane fenomene qe kane bere qe vendi yne te beje hapa pas, duke nxitur edhe me shume emigrimin e te rinjve dhe intelektualeve, fatkeqesisht dhe shtreses se mesme!

Por ne kete dhjetor te 2019 une jam shpreseplote se do te dime te jemi ne lartesine e misionit tone per ta shembur murin qe na ka rrethuar dhe per tu kthyer shqiptareve mundesite per te jetuar me mire, mundesine per arsim, per shendetesi cilesore, e mbi te gjitha per te ringritur demokracine mbi themele shume te forta, qe te mos kete termet korruptiv ta lekunde!

Shqiperise i duhet tashme nje lidership i ri, nje lidership ndryshe. E provuam keto vite modelin qe ofroi kjo qeveri dhe rezultatet i njihni ju edhe me mire se une. Kjo sprove, kjo sfide e ky besim i madh bie mbi ju Kryetar! Keto te rinj e mijra te rinj te tjere ne te gjithe Shqiperine, e kane humbur besimin tek lidershipi aktual i qeverise shqiptare dhe tek propaganda qe na ka mare frymen e shpresen.

Ndaj jam i bindur se ne programin qeverises te PD, shqetesimet dhe problemet e te rinjve do te zene nje vend kryesor, duke mundesuar keshtu si fillim rikthimin e normaliteti ne vend dhe mundesine qe te riflasim per programet “Brain gain”, e te rikthejme me te miret ne Shqiperi, pasi ky vend potencialin me te madh ka rinine e tij.

Ju faleminderit!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco