9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Ne do e bëjmë vendin pjesë të BE

9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha: Ne do e bëjmë vendin pjesë të BE

13:51, 15/12/2019
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, publikoi një mesazh për shqiptarët në rrjetin social, FB, me rastin e 9-vjetorit të lëvizjes së lirë pa viza.

“Të dashur bashkëqytetarë!

Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Ju uroj një të diel të mbarë!” tha Basha.

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

Kjo arritje e madhe është kërcënuar disa herë gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe parlamentet e vendeve të fuqishme të BE, si Holanda apo Franca, kanë deklaruar se mund të rikthejnë lëvizjen me viza.

Ndërkohë prej vitit 2013, integrimi në BE nuk ka njohur ndonjë arritje të veçantë. Vendi po pret prej vitesh dritën jeshile për nisjen e negociatave, por pa sukses.

Më 15 dhjetor të vitit 2010, kur Shqipëria mori këtë fitore të madhe historike, opozita shqiptare ishte në protestë. Ajo madje protestoi edhe kur vendi ishte në krizën e përmbytjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco