Ish-deputeti: Durrësi qytet fantazmë pas tërmetit, biznesi në gjendje katastrofike

Ish-deputeti: Durrësi qytet fantazmë pas tërmetit, biznesi në gjendje katastrofike

21:56, 14/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit e ka shndërruar pjesërisht Durrësin në një qytet fantazëm. Kur kanë kaluar tre javë nga tërmeti, ish-deputeti demokrat, Florian Mima, i cili e ka prekur nga afër terrenin thotë se situata mbetet po ajo.

I ftuar në RTV Ora ai thotë se veç qytetarëve që kanë humbur shtëpitë, ka edhe të tjerë që ende nuk e dinë nëse banesat e tyre janë apo jo të sigurta për të vazhduar jetesën në to

‘Jemi përditë në Durrës, një qytet që në zona të caktuara ka marrë pamjen e një qyteti fantazëm. Fytyra njerëzish të trishtuar dhe të pasigurtë, ende nuk kanë marrë  një copë letër që ky pallat është i banueshëm apo jo. Edhe ku ka pasur vizita të grupeve nuk është lënë një copë letër, s'ka një vlerësim. Kanë kaluar tre javë dhe nuk kemi një mistri të hedhur për ato ndërtesa që mund të riparohen.

E njëjta situatë edhe me biznesin.

‘Biznesi në Durrës është në gjendje kastrofike. Njerëzit kanë frenuar blerjet. Vizituam dje një biznes me 400 punëtorë, ka hyrë dhjetori dhe nuk ka një ditë pune të regjistruar. Kontraktorët në Itali e kërcënojnë se do prishin kontratën.Është i detyruar të paguajë pagën e këtij muaji vetëm që të mos i largohen punëtorët.250 milion lekë të vjetra ishte fatura e pagës për dhjetorin. Besoj se fatura nëse përfshin futjen e rreziqeve të tjera që mund të ndodhin në këtë vend dhe nuk janë në dorën tonë, fatura mund të jetë e rangut të miliarda dollarëve.’-tha Mima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco