Rama harron premtimet për 2020, shtëpitë e të dëmtuarve nga tërmeti më 2021

Rama harron premtimet për 2020, shtëpitë e të dëmtuarve nga tërmeti më 2021

19:09, 14/12/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një video-mesazh në Facebook, ku ka folur mbi veprimet e qeverisë që drejton lidhur me pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Por kreu i qeverisë i ka harruar premtimet e 2020-ës duke u shprehur se apartamentet e reja do të jenë gati në qershorin e 2021-shit, periudhë që kjo që përkon edhe me fushatën e zgjedhjeve parlamentare.

"Me arkitekt të huaj dhe vendas për planet e rindërtimit si dhe për ndërhyrjen tërësore në Thumanë, ku do të përqëndrohet për një model shembull rilindjeje. Konferenca e Donatorëve, me vendim të KE do ta mbajmë në Tiranë, mes fundit të janarit dhe shkurtit, në varësi të raportit përfundimtar të të dëmeve. Brenda 2020 askush të mos mbetet në preskektivën e qartë dhe konkrete.

Brenda 2020 banorët e fshatit do ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi të re, brenda qershorit 2021 ato të qyteteve të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim.

Sa i përket arrestimeve të kryera sot, lidhur me tërmetin e 26 Nëntorit, Rama u shpreh: "Sot janë kryer arrestimet e para, mos dëgjoni ato që gam-gamosin përnatë pse nuk kanë arrestime. Nuk dinë se si është puna, s'di gjë tjetër vec llafeve", u shpreh kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leli15/12/2019 00:34

Gamgami me i pabese i vendit eshte vete autori gamgamist i pa frère. Ka gjashte vjet vetem qe vjedh e ben qenin e Kasharit

t14/12/2019 20:24

Ky hale i di te gjitha,edhe punet e prokurorise.

Shto koment

Denonco