'Të përbuzur nga Rama dhe Veliaj'/ Romëve dhe egjiptianëve nuk iu jepen bonuset e qirasë

'Të përbuzur nga Rama dhe Veliaj'/ Romëve dhe egjiptianëve nuk iu jepen bonuset e qirasë

17:32, 14/12/2019
A+ Aa A-

Diskriminim ndaj familjeve rome dhe egjiptiane. Ky është denoncimi që publikon ish kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, Berisha shprehet se, edhe pse tërmeti i ka nxjerrë në qiell të hapur, anëtarët e këtyre dy komuniteteve nuk po mund të marrin bonusin e qirasë.

“Romët dhe Egjiptianët shqiptarë të përbuzur nga Edvin Mafia dhe Lal Plehu! Tërmeti i ka nxjerrë ne qiell te hapur, nuk iu jepet bonus për strehim. Diskriminim!, shkruan Berisha, teksa publikon edhe denoncimin e qytetarit digjital.

Pershendetje Z Berisha.

Ju kerkoj qe te ngrini zerin dhe tna ndihmoni me kte situatë
Shum familje te komuniteteve Rom dhe Egjyptian po dalin rrugëve për arsyje se kam qen me qera dhe tani ato ndertesat kanë dal jash fuksjoni
Bashkija nuk pergjigjet per kto familje ku do shkojn kto familje do dalin rrugëve
Ju lutem na ndihmoni Rrespekte

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco