Vora në mëshirë të fatit/ 'Rama t’ua kthejë 150 milion dollarët e PPP-ve me urgjencë familjeve në nevoj'

Vora në mëshirë të fatit/ 'Rama t’ua kthejë 150 milion dollarët e PPP-ve me urgjencë familjeve në nevoj'

17:33, 14/12/2019
A+ Aa A-

Dorian Teliti, shef i kabinetit të Partisë Demokratike, ka vizituar ditën e sotme bashkë me disa ish-deputetë, banorët e Vorës të prekur nga tërmeti, ku ka prekur nga afër dëshpërimin në sytë e tyre për situatën ku ndodhen. Teliti i ka kërkuar edhe njëherë Ramës të shikojë pozicionin e qeverisë në lidhje me 150 milion dollarët që u ka dhënë konceisionarëve, para të cilat kërkon që tu kalohen familjeve në nevojë.

‘Sot bashkë me Orjolën, Flamurin dhe Ilirin ishim në Vorë, aty ku trishtimi dhe heshtja lexohej mjaft qartë në sytë dhe fytyrat e atyre pak shitësve që ende mbanin dyqanet hapur.

 Dita ditës po ikin njerëzit...qeveria e bashkia na ka braktisur...nuk ka lekë...shitjet kanë rënë 3-4 herë...nuk ja dalim dot...nuk kemi shtëpi...na është dëmtuar biznesi...nuk kemi shpresë...këto ishin disa nga fjalët therëse që i dëgjonim nga cdokush që takonim.

 Situata është e trishtë në këtë fundvit për banorët e Vorës dhe biznesi i vogël si e vetmja frymëmarrje për ta, edhe nën presionin e taksidarëve për të paguar detyrimet ndaj shtetit, ka shpallur falimentin.

Vora e Shqipëria është në mjerim, ndërkohë që qeveria vazhdon propagandën e dritave në sheshe.

 E sikur të mos mjaftonte, edhe buxheti 2020 nuk ka asnjë parashikim  për rimëkëmbjen ekonomike dhe mbështetjen e biznesit të vogël përmes politikave lehtësuese të taksave.

Qeveria është kujdesur vetëm që paratë e shqiptarëve ti kalojë në duart e njerëzve të oborrit qeveritar.

Kjo qeveri nuk negocion asnjë qindarkë nga 150 milion dollarë që ua ka dhënë atyre përmes PPP-ve, oligarkëve të saj, por për rindërtimin për shqiptarët e mbetur rrugëve e nëpër cadra, u jep thjesht një portofol ministror.

Për biznesin e vogël ska më asnjë shpresë, pasi nuk hyn në radarin e prioriteteve qeveritare, kur në fakt është pikërisht biznesi i vogël ai që mban me bukë dhjetëra mijëra familje.

Kjo qeveri nuk ka as përgjegjshmëri dhe as vullnet për të bërë dicka të mirë, duke i lënë njerëzit dhe bizneset në mëshirë të fatit, ama oligarkët e majmur me taksat tona i mban fort edhe në këto ditë të vështira të katastrofës natyrore.

 Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka një plan 5 pikësh për mbështetjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti.

Zbatimi i tyre është domosdoshmëri dhe cdo orë e humbur thjesht thellon akoma edhe më shumë krizën social-ekonomike që po përjetojmë.’-shkruan Teliti.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco