Basha në Laç: Diskriminim, papërgjegjshmëri dhe dështim total situata në qytet

Basha në Laç: Diskriminim, papërgjegjshmëri dhe dështim total situata në qytet

16:28, 14/12/2019
A+ Aa A-

Nga qyteti i Laçit ku u takua me banorë të prekur nga tërmeti, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basham e ka cilësuar si diskriminim dhe papërgjegjshmëri totale situatën ku ndodhen banorët e këtij të qyteti

‘Banorët në Laç kanë denoncuar tek Kryetari i Partisë demokratike diskriminimin e tyre nga qeveria dhe bashkia, duke i lënë ata pa strehim, pa ndihma dhe pa bonus qeraje. Shumë banorë të Laçit po ndihmohen nga Kisha e Laçit. “Me çuan në Shëngjin, por atje nuk kishte dhoma dhe më thanë rri në oborr jashtë” u shpreh një zonjë e moshuar, e cila, bashkë me një tjetër, pohon se bamirësja e vetme është Kisha.

Vetë objekti i kultit në Laç ka pësuar disa dëmtime, por askush nuk i është gjendur për të verifikuar situatën apo për të marrë në mbrojtje objektin 100 vjeçar. “Ekspertët e kanë parë pak, por thonë që nuk ka lekë. Ne na intereson më shumë të mos prishet dhe të zërë njerëzit brenda, se lekët”- thotë padre Ndue Toplana, në kishën e të cilit strehohen dhe ushqehen shumë banorë.

 

Edhe një banor i Shullazit dëshmoi për braktisjen nga shteti. “nuk ka organizim fare nga Bashkia, nuk na parë askush”- u shpreh ai, ndërsa një zonjë tjetër në moshë thotë se nuk jeton më në banesë e saj të dëmtuar, por nuk ka marrë akoma një vërtetim me shkrim për sigurinë e banesës.

Në Laç, kreu i opozitës takoi edhe një banor të komunitteit rom, të cilit Edi Rama, i premtoi dy ditë më parë se do t’i jepte zgjidhje problemit të tij me bonusin e qerasë. Ferdinand Rexhepi, i tregoi zoti Basha se problemi i tij vazhdonte të mbetej i pazgjidhur, megjithë premtimin e Ramës. “Deri dje kryeministri tha se do të të paguajmë qeran, bëra edhe takim me të, por asgjë. Mbase nuk duan t’ia dinë për romët, por të na largojnë, të paktën, na nxirrni jashtë shtetit”- u shpreh banori i revoltuar.

“Ti je shqiptar si gjithë shqiptarët e tjerë dhe shteti ka ndaj teje çdo detyrim që ka ndaj çdo shqiptari tjetër. Ajo që thua se “jam rom”, nuk ka të bëjë. Kjo që po të ndodh ty, po i ndodh të gjithëve në laç. Kam takuarmbi 50 vetë deri tani, asnjëri nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Nuk ka lidhje rom apo jo rom. Këtu ka diskriminim ndaj Laçit, në tërësi dhe ka papërgjegjshmëri dhe dështim total. Prandaj kam ardhur. Të shoh gjendjen, të ngre zërin për ju dhe të bëj ç’është e mundur të ndryshojë situata sa më parë”- u shpreh zoti Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco