'Fajtorë qenkërkan bojaxhinjtë, Rama e nxori Gjushin prapë 'akullore'!

'Fajtorë qenkërkan bojaxhinjtë, Rama e nxori Gjushin prapë 'akullore'!

14:20, 14/12/2019
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka.

Rama e nxori Gjushin prapë “akullore”! Sipas drejtuesve të Policisë dhe Prokurorisë në Durrës, pas “një pune intensive dyjavore” u gjendën dhe “fajtorët” e katastrofës. Plot 17 urdhër ndalime.

“Fajtorët” rezultokan disa inspektorë lagjesh, ndonjë “ndërtues informal” e me siguri do të dalin dhe bojaxhinjtë e pallateve! Gjushit nuk i del emri kurrkund!

Në Durrës e di dhe qytetari më i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situatë, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qënë i implikuar direkt, me firmën e tij “3D” në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara.

Këtë fakt e kanë denoncuar dhe këto ditë me dhjetëra qytetarë durrsakë. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmës së tij, Gjushi edhe ndërtonte me firmën e tij!

Po pse atëherë emri i Gjushit nuk del në listen e polico-prokurorisë së Durrësit?!

Shumë e thjeshtë dhe e qartë për këdo: Gjushi ka mbrojtjen direkte të Ramës i cili gjatë gjithë kësaj kohe po kujdeset personalisht që mos preken përgjegjësit e vërtetë, po si në të gjithë rastet e tjera, të mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga radhët e ushtarëve.

Rama po kërkon ta nxjerrë dhe njëherë Gjushin “akullore” dhe kjo bën sens. Gjushin deri dje në Durrës e quanin “Bankomati i Ramës”!

Në fakt tanimë është me prova se Gjushi e ka paguar, me kuptimin më të parë të fjalës, imunitetin e tij, prandaj në vend që të ishte në qeli, është rikthyer me urdhër të Ramës në zyrën e bashkisë për të rregulluar “ato letrat”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t14/12/2019 15:24

Ne prokurorine durres jane kallzuar qe me perpara termetit,disa leje ndertimi te leshuara me firmen e gjush xhuxhit

Shto koment

Denonco