Konferenca e kryeinspektorëve në Tiranë/ Provokon përfaqësuesi serb, flet në emër të Kosovës

Konferenca e kryeinspektorëve në Tiranë/ Provokon përfaqësuesi serb, flet në emër të Kosovës

20:27, 13/12/2019
A+ Aa A-

Një përplasje mes përfaqësuesit të Kosovës dhe atij të Serbisë ka ndodhur sot në Tiranë, saktësisht në Konferencën e mbajtur për reformimin e inspektimeve në Ballkanin Përendimor sipas standardeve të BE-së.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ka qenë edhe kryesinpektori i tregut nga Kosova, Lulzim Syla.

Në përfundim të konferencës, përfaqësuesi i Serbisë ka thënë se ka biseduar me ambasadorin serb në Tiranë, lidhur me çështjen e Kosovës.

Këto komente përfaqësuesi serb i bëri duke iu drejtuar kryeinspektorit shqiptar.

Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të kryeinspektorit të Kosovës, Lulzim Syla, i cili i është drejtuar përfaqësuesve të tjerë, duke pyetur se kush është ai person që është marrur vesh se si të veprohet.

“Unë iu drejtova duke thënë se kush është ai person që ështa marrë vesh se si t’ia bëjmë ne. I thash se Kosova është shtet i pavarur që nga 17 shkurti”, ka rrëfyer vetë Syla për lajmi.net.

“Sot është mbajtur konferenca e nivelit të lartë për reformimin e inspektimeve në Ballkanin Perëndimor sipas standardeve të BE-së në Tiranë. Në këtë takim jam ftuar në nivel të Kryeinspektorit të Kosovës”, është shprehur më tutje Syla.

Syla ka zbuluar se ka hasur në përplasje, mes tij dhe përfaqësuesit serb.“Po ashtu është bërë propozimi që të bëhet shoqata Ballkanike për Inspektor.

Në përfundim ka ndodh një ekses ndërmjet meje dhe përfaqësuesit të Serbisë”, tha Syla. “Përfaqësuesi i Serbisë iu drejtua Kryeinspektorit të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdarit se ne kemi biseduar së bashku me Ambasadorin e Serbisë këtu në Tiranë, lidhur me çështjen e Kosovës.

Në atë moment kam reaguar unë dhe kam marrë fjalën unë se kush është ky zotëriu që po merret vesh për Kosovën”, ka rrëfyer Syla. “Ju drejtova se Kosova është shtet i pavarur që nga data 17 shkurt 2008. Kam hasur në përkrahje të të gjithëve pasi kam reaguar.

Pas reagimit tim Shkelqimi e ka ndërprerë diskutim dhe nuk i ka dhënë fjalën përfaqësuesit nga Serbia. Dua t’i falenderoj të gjithë kolegët të cilët më kanë përkrahur lidhur me reagimin e bërë. Si ata të Bosnjes, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe kuptohet Shqipërisë”, vazhdoi Syla në fund.

Ky reagim i Sylës ka hasur në përkrahjen edhe të të pranishmëve tjerë në konferencë. Kujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që përfaqësues serbë përdorin provokime në konferenca dhe takime të ndryshme të nivelit rajonal.

Shpesh këto provokime kishin nxitur edhe dështimin e konferencave të ndryshme tregtare, ekonomike si dhe politike.

Të gjitha reagimet e palës serbe, kanë të bëjnë me atë se Beogradi nuk pranon në asnjë formë të ulet në tavolina ku Kosova paraqitet si shtet i pavarur si dhe me simbole shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco