Polici denoncon me emra: Ja personat shkaktarë për shembjen e 6-katëshit në Durrës

Polici denoncon me emra: Ja personat shkaktarë për shembjen e 6-katëshit në Durrës

18:09, 13/12/2019
A+ Aa A-

Akuza të reja lidhur me atë çfarë ndodhi në pallatin 6-katësh në Durrës, mëngjesit e 26 Nëntorit.

Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një punonjësi policie, shefi i komisariatit Durrës dhe pronari i barit me emër “Barons”, Artur Tereziu, janë autorët e vrasjeve të ndodhura në këtë pallat.

Ai shton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin prishën kollanat dhe trarët mbajtes të këtij pallati për të zgjeruar lokalin e tyre.

Sipas denoncuesit, autorizimi për këtë veprim është dhënë nga vetë ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Akuzon autorët e vrasjeve nga pallati 6 katësh tek dy gjelat Durrës!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i policit digjital.

“Mirmbrema Une jam punonjes i policise durres per me shume se 20 vite.Vrasjet qe kane ndodhur ne pallatin 6 katesh ne Durres tek dy gjelat Mbajne 2 emra .Ato jane pronari i lokalit barons Artur Tereziu dhe miku i ngushte i tije Shefi i komisariatit Durres Sajmir Duro.Te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin prishen kollanat dhe traret mbajtes te ketij pallati per te zgjeruar lokalin e tyre.Te mos na flasin per veting policie per ne polict e thjeshte kur shefi jone rrin cdo dite me te akuzuarin me trafik droge dhe per vrasje Artur tereziu. Ky i fundit eshte sponsori kryesor i familjes Duro.Prokuroria sherbimi informativ te verifikoje telefonatat drekat dhe takimet e tyre te perditshme. Sajmir duro eshte vrases sepse shfrytezoi postin per te shembur nen rrenoja dy nena,duke nderhyre si permetar i Vangjush Dakos per te mare nje Autorizim pacavure nga vangjushi per te vrare njerez”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani dr 13/12/2019 21:39

Pash zotin mos shpifni deri ne kete grade.Nese ka shef komisariati ne durres qe nuk ka futur duart ne llum eshte Saimir Duro.Ai lokal eshte modifikuar pa ardhur Saimir Duro ne durres.

Serjani dhe Arditi13/12/2019 20:22

Saimir Duro eshte emeruar ne Maj te vitit 2017 si Shef I Komisariatit te Durresit, ndersa lokali poshte pallatit qe u rrezua eshte hapur qe ne vitin 2017

Shto koment

Denonco