FOTO/ Buxheti 2020 nuk është pro-biznes, por pro-oligarkë

FOTO/ Buxheti 2020 nuk është pro-biznes, por pro-oligarkë

14:24, 13/12/2019
A+ Aa A-

Nga Jorida Tabaku

Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore.

Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë.

Sot vizituam disa prej tyre në Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit ‘fiskalizim’.

Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë.

Sakaq, kriza që ato ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve. Dimri i madh tanimë do rëndojë mbi xhepat e tyre për shkak të makutërisë së qeverisë, keqpërdorimit të taksave dhe abuzimeve me politikat fiskale.

Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbraz Shqipërinë u dëgjua me dëshirë.

Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco