Këshilli i Europës: Paketa e re e ligjit “Anti-shpifje” kërcënon lirinë e medias online

Këshilli i Europës: Paketa e re e ligjit “Anti-shpifje” kërcënon lirinë e medias online

14:18, 13/12/2019
A+ Aa A-

Me një deklaratë për mediat, Këshilli i Europës ka reaguar kundër ligjit të përgatitur nga Edi Rama kundër medias online.

Më 3 korrik 2019, në kuadrin e reformës në drejtësi, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si ‘paketa anti-shpifje’ e cila, sipas autoriteteve synon të luftojë shpifjet.

Nëse miratohen nga parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjon Nr. 9918 ‘Mbi komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë’ dhe Nr. 97/2013 ‘Mbi Median Audio Vizuale në Republikën e Shqipërisë’, do t'i japin fuqi një organi administrativ shtetëror (AMA) për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online.

Projektligji duket se shtrëngon kontrollin mbi median online, teksa Këshilli i Ankesa, që është pjesë e AMA-s, mund të rritë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes online mbi bazën e mbrojtjes së ‘dinjitetit dhe privatësisë’ së qytetarëve.

Disa organizata ndërkombëtare janë bashkuar me shoqërinë civile shqiptare dhe median e pavarur në thirrjet drejtuar qeverisë për ta tërhequr projektligjin’, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Europës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco