Sula: Të zhdukurit e diktaturës, krim që po vazhdon edhe sot! Pse nuk jepen trupat?!

Sula: Të zhdukurit e diktaturës, krim që po vazhdon edhe sot! Pse nuk jepen trupat?!

13:53, 13/12/2019

Gjashtëmijë persona janë zhdukur në vitet e diktaturës dhe eshtrat e tyre nuk janë gjetur ende. Një ekspozitë e titulluar “E shkuara e pakryer” është hapur në Muzeun Historik Kombëtar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 me synimin për të sensibilizuar institucionet shtetërore të angazhohen në gjetjen e eshtrave dhe kthimin e tyre familjeve.

Gentiana Sula, kryetarja e këtij Autoriteti, në një intervistë ka ngritur një pyetje-akuzë:  “Kjo histori është një krim i pashlyer, është një krim që po vazhdon edhe sot. Mirë që u zhdukën, u vranë, u ekzekutuan, me gjyq pa gjyq, vdiqën burgjeve, po pse nuk jepen trupat sot?!”

Sula shpjegoi gjatë një interviste për A2Neës se ekspozita sjell pikërisht historitë e njerëzve, historitë e të zhdukurve dhe të familjeve të tyre, dëshirën e tyre të vazhdueshme dhe vendimin për të mos u dorëzuar. Përkundrazi, për të vazhduar përditë për të mos e humbur shpresën.

Kjo histori është një krim i pashlyer, është një krim që po vazhdon edhe sot. Mirë që u zhdukën, u vranë, u ekzekutuan, me gjyq pa gjyq, vdiqën burgjeve, po pse nuk jepen trupat sot?!

Ajo që ndodhi atëherë dihet, u fshehën trupat për dy arsye, së pari për të fshehur gjurmët dhe e dyta për të mos i kthyer këto vende në vende pelegrinazhi dhe të nderimi dhe të respektit. po sot, pas 30 vjetësh? Kush është shkaku që nuk veprojnë institucionet?!

Institucionet shpesh janë burokratike, janë të ftohta, nuk e kuptojnë se çfarë ndodh, nuk kanë kontakt me familjet dhe aq shumë ishte kjo sa edhe një raport i grupit punues të OKB në 12017, mbasi bëri gjithë gjetjet dhe një analizë se pse sot nuk po ecin institucionet, vuri re një lloj skeptizimi”.  

FOTO NGA EKSPOZITA "E SHKUARA E PAKRYER"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco