Marrja e kryesimit të OSBE, Bashkurti: Kemi mangësi serioze në lidershipin diplomatik

Marrja e kryesimit të OSBE, Bashkurti: Kemi mangësi serioze në lidershipin diplomatik

13:27, 13/12/2019
A+ Aa A-

Në janar Shqipëria merr kryesimin e radhës së OSBE.

Ish-ambasadori Lisen Bashkurti, i ftuar në studion e Ditari në A2, u shpreh skeptik mbi mënyrën e kryesimit të OSBE-së nga ana e vendit tonë.

Sipas tij, “drejtuesit e Ministrisë së Jashtme nuk kanë kredencialet, eksperiencën dhe kulturën e duhur” për të drejtuar një organizatë kaq të rëndësishme.

“Ministria e Jashtme është pa udhëheqje prej shumë kohësh. Ministri i Jashtëm është kryeministri formalisht, por ai nuk i dedikohet fare kësaj pune. Ndërsa drejtuesit e Ministrisë së Jashtme nuk kanë kredencialet, eksperiencën dhe kulturën e duhur. Në një situatë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, kemi mangësi serioze në lidershipin diplomatik dhe jam i sigurt që kjo do të reflektohet edhe në drejtimin e OSBE-së”, tha Bashkurti.

Ish-ambasadori mendon se ky është “moment shumë i rëndësishëm” për Shqipërinë, vend, sipas tij, që ka probleme në 3 fushat kryesore ku vë theksin OSBE-ja.

“Është e para herë që Shqipëria vihet në krye të një organizate të madhe euroatlantike, me 57 shtete. Është sfidë shumë e madhe sepsa na mungon përvoja, por unë mendoj se sfidat më të mëdha janë ato të brendshme që ka Shqipëria. Mendoj se tendenca për ta përdorur si moment për ngritjen e reputacionit do të jetë e suksesshme nëse shkëlqejmë nga brenda. Siguria, liria e të drejtave të njeriut e të medias dhe zgjedhjet janë objektivat kryesore të organizatës. Në këto tre fusha ne jemi mjaft problematikë”, tha Bashkurti.

Ish-ambasadori pati kritika edhe për kryeministrin Edi Rama: “Kryeministri po tregon një sjellje shumë kontraverse politike dhe shumë amatore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndryshe sillet me partinë e vet, ndryshe me institucionet, ndryshe me median dhe kjo do të jetë problematike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco