FOTO/ Rama krijon ministrinë e Rindërtimit, Meta: Asnjë sekondë vonesë për dekretimin

FOTO/ Rama krijon ministrinë e Rindërtimit, Meta: Asnjë sekondë vonesë për dekretimin

12:48, 13/12/2019
A+ Aa A-

Arben Ahmetaj rikthehet në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Ai ka vendosur që të krijojë një ministri të re, për tu marrë vetëm me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit’, - shkruan Rama.

Arben Ahmetaj do të jetë ministër i Rindërtimit në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Pas publikimit të kërkesës nga Rama, ka reaguar presidenca.

‘Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin’,- shkruan në Facebook zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valamare13/12/2019 17:22

O burra, shpejt nje vend hajdutit! Kishte mbetur me duart ne xhepat e vet. Shpejt t'ja fusim ne xhepat tane. Ja mbajme ngrohte me leket tona! Mos u ngopshi kurre Rame, Meta e Ahmetaj!!!

Xufe13/12/2019 15:09

Për çfar e ka Rama ministrin e rindërtimit sepse që kur e është bërë kryeministër vetëm ka shkatërruar këtë vend dhe së fundmi i " ndihmoi" edhe zoti. Se çfarë rindërtimi do bëjë e tregon me supërhajdutin që ka vu në krye të kësaj ministrie.

Daj Jaku13/12/2019 15:02

Ky kokërr hajduti pa asnjë profesion dhe kompetencë është një tjetër tallje bythe me popullin shqiptar, me intelektualët, me ato qindra mijëra inxhinierë gjigandë që kanë dhënë kontributin në shkencën dhe artin e ndërtimit. Kjo vërteton edhe një herë faktin që E Dramës i duhet thjesht një përkthyes, për tu marrë personalisht me "menaxhimin" e ndihmave brenda familjes. Mos u ngopsh kurrë o kukudh e lubi.

Shqiptari13/12/2019 14:26

A eshte kushtetuese ngritja e kesaj ministrie? Pse eshte Ministria e Infrestruktures? Vetem per tendera dhe PPP-ra? Pse paguhet i zhdukuri Haki Çako dhe institucioni qe ai drejton dhe paguhet nga taksat tona? Çfare eshte kjo ministri fantazem, çfare stafi ka, sa staf do te kete? Pse nuk drejtohet nga nje profesor i Inxhinierise Ndertimit? Ku e ka seline? Çfare bixheti do te kete? Po fondi i pagave te stafit te kesaj ministrie nga do te dale? KM hoqi shperblimin dhe nga ana tjeter shpik nje ministri paralele me MEI dhe Emergjencat Civile. Pse te drejtohet nga "tigri" i korrupsionit? Çfare eshte ky riciklim i hajduteve? Apo VK, kush pjerdh per Kushtetuten!!!! Çfare eshte kjo katrahure qeveritare???!!!!

Alisa CAZIMI13/12/2019 13:07

Kokrren e hajdutit e ben perseri Minister? Si nuk ka nje njeri te drejtoj jete vend.

Shto koment

Denonco