Berisha: SHBA hedh poshtë mashtrimet e tradhtarëve të kombit

Berisha: SHBA hedh poshtë mashtrimet e tradhtarëve të kombit

10:29, 13/12/2019
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Bien maskat! Tradhtarët e kombit, projektin e tyre të Serbisë së Madhe, e servirën me qindra herë si propozim të SHBA. Ambasadori i SHBA në Prishtinë hedh poshtë të gjitha mashtrimet e tradhtarëve të kombit, Zografit Bis, Mladinit shqipfolës dhe Baton Stanishiqit, të cilët projektin e tyre dhe të padronit të tyre Vuçiç të Serbisë së Madhe e servirën me qindra herë si propozim të SHBA.

Ambasadori i SHBA, Kosnett deklaron se: “Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”. Për më tepër, lexoni shkrimin e mëposhtëm!

SHBA rrëzon Ramën e Thaçin: Kurrë nuk kemi inkurajuar ndryshimin e kufijve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se Uashingtoni zyrtar nuk ka inkurajuar kurrë ndonjë ide për ndryshim kufijsh. 

Deklarata e diplomatit amerikan erdhi gjatë një interviste për “Jeta në Kosovë”, ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e përmbylljes së fazës finale të dialogut Prishtinë-Beograd.

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, është shprehur Kosnett. 

Ai shtoi se, nëse Kosova dhe Serbia duan një marrëveshje paqeje atëherë duhet të ulën në tavolinë për të biseduar.

“Nëse doni marrëveshje të paqes, ju duhet të uleni dhe të flisni me kundërshtarin tuaj”, ka shtuar ndër të tjera ambasadori amerikan.
Sipas përkrahësve të idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, pas kësaj ideje fshihej SHBA, por deklarata e sotme e diplomatit amerikan në Kosovë rrëzon çdo pretendim apo justifikim të tillë./ © SYRI.net

Image



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco