‘Mos fol budallallëqe’/ Bejtja, Pezës: Ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë ...

‘Mos fol budallallëqe’/ Bejtja, Pezës: Ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë ...

23:41, 12/12/2019
A+ Aa A-

Pas tërmetit tragjik, me 51 viktima, “fushën e lojës” duket se e ka pushtuar kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë del kudo, ndërsa në disa takime duket se e kanë lënë dhe nervat. Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të enjte “show” që po bëhet post tërmetit, ndërsa analistët kanë mendime të ndryshme.

“Siç e ka thënë dhe Lubonja, Rama sillet njësoj si në dasmë si në mort, po ta shikojë njeri pas 30 viteve këto video do duket sikur s’ka pasur asnjë viktimë nga tërmeti. Këto humore mund t’i duken dikujt të lezetshme, por janë katastrofë. Kjo situatë nuk besoj se i ka sjellë avantazh. Nëse këto shqiptarëve iu duken normale, ai është i turpshëm. Dhe në fund të këtyre videove, ai merret me mediat”, u shpreh Andi Bejtja.

Ndërkohë nuk kanë munguar përplasjet verbale mes Bejtjes dhe ish-deputetit të PS, Alfred Peza.

Teksa Alfred Peza po fliste për punën e bërë në terren pas tërmetit të 26 Nëntorit, Andi Bejtja ndërhyri duke i thënë se po fliste budallallëqe. 

Debati në studio:

Andi Bejtja: Po flet budallallëqe.

Alfred Peza: Tani, ore Bejtje po edhe ti fole budallallëqe dhe unë nuk të thashë gjë.

Andi Bejtja: Ma kundërshto budallallëkun tim.

Alfred Peza: Po jo më nuk ta kundërshtoj budallallëkun, se ka të tjerë që na e gjykojnë.

Andi Bejtja: Unë po të them, pallati në Thumanë duhej rrethuar, kavalishenca duhej rrethuar… çfarë po flet mor burrë?

Alfred Peza: Ma lër më ma lër, tani 3 herë…

Andi Bejtja: Tani të dëgjoj gjithë ditën propagandën…

Alfred Peza: E thamë që në fillim që nuk jemi dakord, po ma lër ta them sipas mënyrës time dhe ta ndajë opinioni.

Andi Bejtja: Ore ti mund të thuash edhe që Fevziu ka flokë, po s’ka flokë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco