Kryemadhi 'masakron' live Bollinon: Fiton miliona euro nga koncesionet që të ka dhënë Rama

Kryemadhi 'masakron' live Bollinon: Fiton miliona euro nga koncesionet që të ka dhënë Rama

23:16, 12/12/2019

Në studion e “Open” , kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka “masakruar” live të gjithë anlistët pranë qeverisë, të cilët hiqen si të pavarur.

Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama. “Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpia, ke një media ke dhe konçensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? 4 milion turisë nga 10 euro janë 40 milion eur”’- tha Kryemadhi.

“Pra ju jeni një familje e varfër”- vijoi Bolino.

“Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai”, vazhdoi përplasjen Kryemadhi.

“Ju jeni pasuruar në Shqipëri”, vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolinos.

Një tjeter përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në Open në Top Channel.

Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco