Akuza e fortë e gazetarit: Tani Durrësin e drejton Vangjush Dako. Po fsheh gjurmët e veta...

Akuza e fortë e gazetarit: Tani Durrësin e drejton Vangjush Dako. Po fsheh gjurmët e veta...

22:35, 12/12/2019
A+ Aa A-

Të gjithë kërkojnë përgjegjësit, sa i përket mënyrës së ndërtimit, ku qindra pallate dhe shtëpi u dëmtuan nga tërmeti.

Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në "Opinion", hodhi akuza të forta ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas tij, Valbona Sako dha dorëheqjen pasi ishte kundër shembjes së pallateve pa u marrë prova në to, ndërsa theksoi se tani Durrësin e drejton Vangjush Dako.

"Një shenjë e keqe që unë mendoj se nuk do ketë arrestime dhe përgjegjësi penale, por propagandë. Sipas informacioneve që unë kam, nuk jam i sigurt 100%, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, dha dorëheqjen sepse ajo kërkoi që këto pallate të mos shembeshin po të shkonte Prokuroria dhe më pas të bëhej ajo gjë. Përkundrazi ajo u largua, dhe tani bashkinë e ka marrë Vangjush Dako, duhet të themi të vërtetën. E ka marrë ai sepse nënkryetari i bashkisë që sot qeverisë bashkinë e Durrësit, është një njeri i emëruar nga Dako dhe praktikisht bashkinë e Durrësit e qeverisë Dako. Ai ka shkuar atje dhe po fsheh gjurmët e veta se ka 12 vite në këtë histori dhe është kompani betoni ka dhënë leje etj. Ne shohim që jo vetëm që prokuroritë shqiptare nuk kanë hetuar korrupsionin, por në këto moment nuk e di sa fuqi ka që të hetoj korrupsionin e qeverisë aktuale", u shpreh Rakipllari në "Opinion".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/12/2019 08:15

Perderisa nuk kemi prokurori, edhe xhuxhi do vazhdoje akoma te beje ligjin

Shto koment

Denonco