'I bëni qoka Edi Ramës'/ Kryemadhi ia plas në sy Eni Vasilit dhe Alban Dudushit

'I bëni qoka Edi Ramës'/ Kryemadhi ia plas në sy Eni Vasilit dhe Alban Dudushit

21:59, 12/12/2019

Një përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në Open në Top Channel.

Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.

"Edhe ju keni bërë qoka duke nisur që nga minutazhi", tha Kryemadhi

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të tërmetit të 26 nëntorit. Moderatorja e emisionit, Eni Vasili nuk i ka duruar akuzat e Kryemadhit, duke i kujtuar numrin e herëve që e kishte marrë në telefon për ta ftuar në emisionin e saj. Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e quajtur se emisionet në Shqipëri bënin qoka ndaj kryeministrit. Jashtë debatit nuk ka qëndruar as moderatori tjetër i “Top Channel” Alban Dudushi, i cili gjithashtu është përplasur me Kryemadhin.

DEBATI:

Monika Kryemadhi: Bëni propagandën e Edi Ramës

Eni Vasili: Është budallallëk me brirë. Sa herë ju kam ftuar gjatë gjithë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Sa e ndershme je ti ndaj këtyre ftesave?

Eni Vasili: Të dalë Basha që të thotë sa herë e kam ftuar? Pse quhet qokë kur ju nuk vini? Më thuaj pse nuk jam e ndershme?

Monika Kryemadhi: Nuk je e ndershme në parim

Eni Vasili: Po pse pra? Ne gazetarët dalim fajtorë. Si akuzon ti?

Alban Dudushi: Eksperte e tërmeteve u bëre, eksperte e gazetarisë u bërë

Monika Kryemadhi: Mos më thuaj që ti nuk bën qoka

Alban Dudushi: Ma thuaj një

Monika Kryemadhi: Takimin e studentëve

Alban Dudishi: Mos thuaj qoka kur e di mirë se si është gatuar kuzhina. I keni kërcënuar

Monika Kryemadhi: Po të kishim kërcënuar njëri ne do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj

Eni Vasili: Ne iu ftojmë në shtëpi dhe ju derdhni kupën. Kanë rrezikuar jetën gazetarët e Topit, ju na akuzoni për qoka.

Alban Dudushi: Ku ishe gjatë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Në terren isha. Kur të mbaroj emisionin do të ta tregoj. Tek ato familjet që janë zhdukur të tëra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ridhjeresi13/12/2019 08:51

E kuptojne edhe kalamajte e kopshtit qe TopChannel i Ben Blushit qe ecen vete eshte llogore lufte mediatike e Rames. Madje Mohhammad Veliu eshte gazetar ne llogore te pare, me medalje trimerie

Shto koment

Denonco