Ja sa do të paguhet tani e tutje për sigurimin e detyrueshëm të banesës

Ja sa do të paguhet tani e tutje për sigurimin e detyrueshëm të banesës

21:14, 12/12/2019
A+ Aa A-

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit i cili po shoqërohet më dëme të mëdha për buxhetin e shetit, qeveria ka hartuar me urgjencë një draft konfidencial lidhur me sigurimin e detyrueshëm të popullatës.

Bëhet fjalë për një draft i cili është bërë edhe me sugjerimet e Bankës Botëtore.

Në të parashikohet që të ngrihet një agjensi shtetërore që të merret me menaxhimin e procesit si të sigurimit edhe më pas të dëmshpërblimit. Duke ju rëferuar këtij drafti është parashikuar që të gjitha banesat të sigurohen për një shumë e cila nis nga 15 euro deri në 25 euro në vit.

Është specifikuar se ata që do të sigurohen për  25 euro janë ndërtimet beton arme, ndërsa shuma që do të përfitojnë qytetarët si dëmshpërblim arrin në 25 mijë euro.

Ndërsa për ndërtimet e tjera që do të sigurohen për 15 euro, përfitimi arrin 15 mijë euro. Drafti i hartuar nuk përfshin kompanitë private në këtë proces, por cilido do të ketë të drejtën e sigurimit edhe tek këto shoqeri.

Nisma parashikon vetëm sigurim për tërmetet dhe jo për fatkeqësi të tjera natyrore si përmbytje apo zjarr.  Ende nuk është e qartë se si do të detyrohen banorët të paguajnë, por kjo mbetet për tu detajuar në aktitet nënligjore që do të dalin pas miratimit të draftit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t12/12/2019 21:48

Banoret nuk ka pse te detytohen.Kush te doje te sigurohet,kush nuk do pune per te ,shteti i ka dale borxhit,por ne raste termeti si ai 26 nentorit ,15 mije apo 25 mije euro nuk i bejne pune.Nqs do behet sigurimi i detyrueshem,atehete shteti te heqe taksen e nderteses .Per çfare e paguajme taksen e nderteses per m2.Per nje apartament afersisht 100 m2 paguhet 500-600 lek te reja ne muaj,qe ne vit i thone 6000-7000 lek,ose 50-60 euro,pra shume me teper se 15 euro apo 25 euro per banesat me beton.Vetem me kete takse qe paguajme shteti nuk ka pse ta detyroje banorin te siguroje banesen.Kjo qe po ben kjo qeveri hajdute, majm vetem firmat piramidale qe quhen shoqeri te siguracionit.Ne rastin e termetit te 26 nentorit,nqs ky ligj do kishte qene i zbatuar me kohe,sot keto shoqeri siguracionesh do kishin falimentuar.

t12/12/2019 21:46

Banoret nuk ka pse te detytohen.Kush te doje te sigurohet,kush nuk do pune per te ,shteti i ka dale borxhit,por ne raste termeti si ai 26 nentorit ,15 mije apo 25 mije euro nuk i bejne pune.Nqs do behet sigurimi i detyrueshem,atehete shteti te heqe taksen e nderteses .Per çfare e paguajme taksen e nderteses per m2.Per nje apartament afersisht 100 m2 paguhet 500-600 lek te reja ne muaj,qe ne vit i thone 6000-7000 lek,ose 50-60 euro,pra shume me teper se 15 euro apo 25 euro per banesat me beton.Vetem me kete takse qe paguajme shteti nuk ka pse ta detyroje banorin te siguroje banesen.Kjo qe po ben kjo qeveri hajdute, majm vetem firmat piramidale qe quhen shoqeri te siguracionit.Ne rastin e termetit te 26 nentorit,nqs ky ligj do kishte qene i zbatuar me kohe,sot keto shoqeri siguracionesph do kishin falimentuar.

Shto koment

Denonco