Skandali 'Dvorani'/ Akuza e politikanes së njohur europiane: Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

Skandali 'Dvorani'/ Akuza e politikanes së njohur europiane: Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

20:02, 12/12/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar lidhur me shkeljet ligjore të kreut të KED, Ardian Dvorani. 

Politikania e njohur europiane ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Twitter videon informuese të Presidentit Ilir Meta, për shkeljet ligjore të kreut të KED dhe zbuzimet me reformën në drejtësi.

Pack e cilëson si skandaloze veprimtarinë e kreut të KED, Ardian Dvorani në emër të reformës në drejtësi.

Si përfaqësuese e PPE ajo kërkon që të hetohet skandali i abuzimeve në Shqipëri, ndërsa shton se taksat e qytetarëve të BE-së kërkon nuk mund të përdoren që Edi Rama të kapë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE. A mundet ne të vazhdojmë të mbështesim me taksat e qytetarëve të BE kapjen e sistemit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama”, shkruan Pack.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco