Mitrovica 'në zi' për viktimat e tërmetit/ Tirana zbukurohet

Mitrovica 'në zi' për viktimat e tërmetit/ Tirana zbukurohet

18:40, 12/12/2019
A+ Aa A-

Mitrovica, 350 larg Durrësit, nuk është zbukuar për festat e fundvitit pasi buxheti për këtë gjë iu akordua viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Ndërsa Tirana, 35 km larg Durrësit, ka ndezur tashmë dritat shumëngjyrëshe.

Konstatimin e bën gazetari nga Kosova Nexhmedin Spahiu.

Përmes një postimi në Facebook ai e quan gjithë këtë sjellje të pahijshme "nder me fukarenjtë me para të fukarenjëve për të përfituar publicitet".

"Shihni paradoksin. Mitrovica e varfër ka ngelë pa dekorimet e vitit të ri ngaqë buxhetin e paraparë për këtë ka vendosë ta dhurojë për viktimat e termetit në Durrës 350 km larg. Tirana 35 km afër Durrësit feston vitin e ri me drita shumëngjyrshe.

Për më tepër Mitrovica ka dërguar në Durrës edhe buxhetin e paraparë për ndihma sociale gjatë dimrit (dru për ngrohje etj), duke harruar se në Mitrovicë dimri për familjet e varfëra është më i egër se në Durrës.

Kështu është kur bënë nder me fukarenjtë me para të fukarenjëve për të përfituar publicitet", shkruan Spahiu në reagimin e tij.

Image
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco